“Izolimi është më i rëndësishëm, por vërehen shkelje. Prandaj është e domosdoshme të kalohet nga vetizolimi vullnetar në vetizolim të detyruar. Ndërsa prej sonte gjatë 15 ditëve të ardhshme ndalohet hyrja dhe dalja në 30 qytete të mëdha në Turqi. Gjithashtu ndalohet edhe dalja në rrugë për njerëzit nën moshën 20 vjeç dhe të gjithë duhet të mbajnë maska mbrojtëse në vende publike”, theksoi Erdogan.
Paraprakisht ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koxha, kumtoi se numri i të infektuarve në vend për 24 orë është rritur prej 18.135 në 20.921, ndërsa numri i rasteve të vdekjes ka arritur gjithsej në 425 persona.