Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 880 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.142.
Në total, numri i rasteve aktive është 509.