Një 20-vjeçare me inicialet H.R. nga Gjakova ka vdekur të shtunën në mëngjes në QKUK si pasojë e COVID-19.
Doktoresha e Mjekimit Intensiv në QKUK, Agreta Gecaj-Gashi, ka thënë se pacientja nuk ishte e vaksinuar kundër COVID-19,
Sipas Gecaj-Gashi, gjendja e saj është përkeqësuar sot në mëngjes ku si pasojë edhe ka vdekur.
“Sot në mëngjes ka vdekur një 20-vjeçare nga Gjakova. Gjendja e saj është përkeqësuar sot prandaj edhe ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo.
Gecaj-Gashi ka shtuar se pacientja kishte edhe sëmundje përcjellëse.
Mediumi Koha ka raportuar se ditë më parë, 20-vjeçares i ka vdekur edhe babai si pasojë e COVID-19, përcjell Albinfo.ch.
Numri i të vdekurve dhe raste pozitive me COVID-19 në Kosovë është shtuar dukshëm javëve të fundit.
Aktualisht numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është mbi 25,000.
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot pasdite për të marrë vendim lidhur me masat e reja anti-COVID.