Paralajmërimi i ri i Gjermanisë kundër udhëtimeve në Vjenë, për shkak të listimit të saj në zonën e kuqe, mund të tingëllojë si këmbana e vdekjes për sektorin jetësor të turizmit të kryeqytetit austriak, thanë përfaqësuesit e industrisë.
“Kjo është një katastrofë masive”, tha kreu i Bordit të Turizmit të Vjenës, Norbert Kettner.
“Disa hotele do të mbyllen përkohësisht, të tjerët do të mbyllen përgjithmonë”, sqaroi ai, duke shtuar se 35 000 nga 116 000 punët e lidhura me turizmin në Vjenë janë në rrezik, transmeton ATSH.
Vizitorët gjermanë përbënë 19 % të gjithsej 17,6 milionë prenotimeve gjatë natës vitin e kaluar, në qytetin që njihet për pallatet e tij perandorake, skenën e muzikës klasike dhe trashëgiminë e tij të pasur kulturore, përcjell albinfo.ch.