Deri më tani në gjithë botën edhe zyrtarisht janë regjistruar mbi 5 milionë njerëz të infektuar me pandeminë e koronavirusit.
Sipas të dhënave nga World Meters, 5,156,238 persona janë infektuar me virusin korona, kanë vdekur 332,419 persona si dhe janë shëruar 2,057,549.
Shtetet e Bashkuara janë renditur vendi i parë me numrin më të madh, me 1,609,918 raste, ndërsa pas saj radhiten Rusia me 317,554, Brazili me 296,113, Spanja me 280,117 si dhe Britania me 250,908 raste me Covid-19.
Ky virus për herë të parë u shfaq në Vuhan të Kinës në dhjetorin e vitit të kaluar dhe tashmë ka shtrirje globale pothuajse në gjithë botën, përcjell Albinfo.ch.