Skip to content

Shqipëri: Nga 18 maji hapen kishat dhe xhamitë

Vetëm pas 18 Majit, xhamitë dhe kishat do të mund të hapin dyert për besimtarët e tyre. Ritet fetare do të kryhen sipas një rregulli që do të përcaktohet nga drejtuesit e besimit mysliman dhe të krishterë në bashkëpunim me komitetin teknik të ekspertëve për përballimin e pandemisë. Në komunikimin në distancë që pati me […]

Vetëm pas 18 Majit, xhamitë dhe kishat do të mund të hapin dyert për besimtarët e tyre.

Ritet fetare do të kryhen sipas një rregulli që do të përcaktohet nga drejtuesit e besimit mysliman dhe të krishterë në bashkëpunim me komitetin teknik të ekspertëve për përballimin e pandemisë.

Në komunikimin në distancë që pati me përfaqësuesin e lartë të klerit, kryeministri Edi Rama, kërkoi hartimin e një plani masash mbrojtëse nga vetë ata, gjithnjë, sipas praktikave që ndjek secila fe, raporton Vizionplus.tv, përcjell Albinfo.ch