Në Itali numri i të infektuarve nga Covid po rritet tej mase, duke zënë vëndin e parë në botë me kaq shumë raste të reja.
Brenda 24 orëve janë regjistruar 32,961 raste të reja dhe 623 individë, të cilët kanë humbur betejën me koronavirusin.
Ditën e djeshme numri i vdekjeve ka qenë 580, duke rritur ndjeshëm numrin e viktimave, shkruan Tch, përcjell Albinfo.ch.
Me regjistrimin e shifrave rekord të sotme të të infektuarve, numri total i rasteve nga fillimi i pandemisë arrin në 1,028,424.