Sipas mediave të huaja, farmacisti amerikan Mikael Dolsten dhe kolegu i tij gjerman Ryan Richardson, thanë se nëse vaksina rezulton të jetë efektive dhe e sigurt në testime, do të jetë e mundur shpërndarja e dozës në gjithë SHBA-në deri në fund të vitit.
Përndryshe, aktualisht nuk ka trajtime ose vaksina të aprovuara plotësisht kundër kornavirusit, mirëpo, disa ilaçe janë duke u përdorur te pacientët nën një autorizim të përdorimit urgjent.
Studimi i SHBA-së është pjesë i një programi më të gjerë, global që tashmë po zhvillohet në Gjermani, ku operon baza e BioNTech. Shpërndarja e dozës atje ka filluar muajin e kaluar.
“Pfizer” tha javën e kaluar se shpreson të marrë autorizim emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave të SHBA-së që në tetor dhe mund të shpërndajë deri në 20 milionë doza deri në fund të vitit 2020, me një sy drejt prodhimit të qindra miliona dozave vitin e ardhshëm.