Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 532 viktima të tjera nga Covid-19, bëjnë të ditur të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.
Numri total i viktimave në SHBA arrin në 98,223, më së shumti në botë.
SHBA-ja ka gjithashtu numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus: mbi 1.6 milion.
Shtetet më të goditura në Evropë janë Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Italia dhe Franca, përcjell Albinfo.ch.