Bëhet fjalë për më shumë se 700 punëtorë të një fabrike mishi në Ajoua të SHBA-së, të cilët kanë rezultuar pozitivë pikërisht tani që i gjithë vendi ka nisur të ketë mungesë mishi në treg, për shkak të krizës.
Kompania tha në një deklaratë për shtyp se pandemia e ka detyruar të ulë prodhimin dhe të mbyllë fabrikat në Dakota, Bebraska, Pasko, Uashington dhe Peri.
Numri i fabrikave të mishit që janë mbyllur në total në SHBA ka arritur 20, për shkak të infektimit të punëtorëve, dhe të tjerat që kanë mbetur hapur e kanë të vështirë të përballojnë kërkesën.