Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonqar, ka bërë të ditur sot se kanë ndërruar jetë edhe 3 persona, duke e quar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 74.
Ai deklaroi se 2,159 persona janë testuar në 24 orët e fundit, ku 275 prej të cilëve rezultuan pozitivë për Covid-19.
Lonqar gjatë një konference për media deklaroi se deri tani në Serbi të prekur me koronavirus janë 3380 persona, shkruan Tanjug.