Sipas Putinit, edhe pse ka një stabilizim të situatës përsa u përket shifrave mbi rastet e reja me Covid-19, piku i virusit ende nuk është arritur.
“Situata është akoma shumë e vështirë. Specialistët dhe shkencëtarët, me të cilët ne jemi në kontakt të vazhdueshëm për t’u këshilluar mbi reagimet dhe planet tona, na thonë se jemi ende larg nga kalimi i pandemisë”, deklaroi Putin.
Në mbledhjen online të qeverisë, Putin kërkoi masa të reja mbështetëse për ekonominë e vendit dhe për qytetarët, si dhe kërkoi që deri në datën 5 maj të jetë gati plani për rikthimin e vendit gradualisht në normalitet.