Këshilli Federal i Zvicrës, me synimin për të mbështetur luftën kundër koronavirusit, në konferencën për shtyp që është duke e mbajtur në këto çaste ka kumtuar njoftimin se do të jepen 32 miliardë franga për ekonominë e vendit.
Me 10 miliardë frangat që ishin zotuar pak ditë më parë, ndihma për ekoniminë kështu po rritet në 42 miliardë franga, raporton albinfo.ch
Nga kjo shumë, 20 miliardë do të shkojnë për t`iu qasur problemeve të likuiditetit. Me këtë qëllim do të ndërtohet një program garancishë, ka thënë ministri i ekonomisë, Guy Parmellin. Në këtë kontekst, edhe të punësuarit me kohë të kufizuar ose marrëdhënie të përkohshme pune (temporär) do të përfitojnë nga ndihma e përmendur, respektivisht, do të kenë kompensim për punën me orar të shkurtuar.
Nga ndihma e qeverisë do të përfitojnë edhe ndërmarrësit e pavarur, punonjësit e kulturës,, sporti dhe turizmi, ka thënë më tutje Parmelin,