Deri tani 955 mijë e 412 persona janë të prekur me këtë virus, derisa numri i viktimave ka shkuar në 48,579, ndërsa 203 mijë e 13 persona janë shëruar nga virusi.
Vetëm në Amerikë, 215 mijë e 357 persona janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa 5 mijë 113 kanë vdekur nga ai. Ndonëse Italia radhitet e dyta për numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 110 mijë e 574 raste, ajo ka numrin më të madh të viktimave në botë, me 13 mijë 155 të vdekur.
Spanja radhitet e treta me numrin më të madh të infektuarve, me 110 mijë e 238 persona dhe me 10 mijë e 3 viktima.
Kina nga ku u përhap së pari koronavirusi, është shteti i katërt në botë me numrin më të madh të personave të konfirmuar me këtë virus, me gjithsej 81 mijë e 589 të infektuar dhe me 3 mijë e 318 viktima.