“Kina shkaktoi humbje jetësh dhe tashmë një sfidë të madhe për ekonominë globale dhe atë amerikane, pasi nuk shpërndan informacionin që ata kishin për Covid-19”, tha sekretari i Shtetit.
Pompeo për televizionin Fox deklaroi se Partia Komuniste Kineze do të paguajë një çmim për këtë që bën, sigurisht nga Shtetet e Bashkuara. Më parë, edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar Kinën për fshehje të numrit real të viktimave dhe e ka bërë përgjegjës për shpërthimin e pandemisë.