Festivali i përvitshëm i birrës Octoberfest, që organizohet në Bavari të Gjermanisë, është anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Oktoberfest do të duhej të mbahej nga data 19 shtator deri më 4 tetor.
Zakonisht, atë e vizitojnë rreth 6 milionë njerëz.
Anulimi pritet t’i japë një goditje të madhe ekonomisë së Mynihut – qytetit ku organizohet festivali.
Reuters thotë se festivali gjeneron më shumë se 1 miliard euro për Mynhun çdo vit.
Gjermania ka nisur të lehtësojë disa masa kundër koronavirusit, por ka thënë se distancimi fizik do të mbetet në fuqi, përcjell Albinfo.ch.