Panairi më i madh në botë për libra që mbahet çdo vit në Frankfurt të Gjermanisë, do të zhvillohet në tetor pavarësisht pandemisë së koronavirusit, vendosi sot Bordi Mbikëqyrës i panairit.
“Këtë vit është më i rëndësishmi se kurrë që të zhvillohet Panairi i Librit në Frankfurt”, tha drejtori, Juergen Boos.
Panairi i Librit i Frankfurtit daton që nga viti 1949.
Në vitet e mëparshme, më shumë se 300 000 vizitorë mblidheshin në Frankfurt për të parë rreth 7 500 ekspozues nga më shumë se 100 vende të botës, përcjell Albinfo.ch