Presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli sot ka udhëtuar për në Zvicër.
Ai para disa ditëve kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë, madje pas shumë reagimeve ai nuk është vendosur në karantinë, në Qendrën e Studentëve.
Sipas Pacollit, arsyeja e kthimit të tij në Zvicër është se me kufizimet aktuale në Kosovë, fëmijët nuk mund ti bashkohen në shtëpi e tij në Prishtinë.
Postimi i plotë i tij në Facebook
“Sot kam udhëtuar për në Zvicër për t’u bashkuar me familjen time pasi në kufizimet aktuale në Kosovë, fëmijët e mi nuk mund të më bashkohen në shtëpinë time në Prishtinë. Shpresoj së shpejti ta kalojmë këtë pandemi dhe jeta jonë të kthehet në normalitet”.