Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se vendet të cilat lehtësojnë masat e izolimit duhet të plotësojnë disa kritere paraprakisht dhe së qeveritë duhet të menaxhojnë me kujdes situatën, pasi rreziku i kthimit të virusit është shumë real.
Këto janë kushtet për lehtësimin e masave sipas drejtorit të OBSH-së:
Numri i rasteve duhet të jetë në rënie, por vëzhgimi i të infektuarve duhet të jetë i lartë
Sistemet shëndetësore duhet të jene të gatshme të testojnë, trajtojnë dhe izolojnë të infektuarit
Në spitale dhe shtëpi kujdesi duhet të ketë shpërthime minimale
Masat mbrojtëse duhet zbatuar në vende të punës dhe shkolla
Numri i rasteve të importuara duhet të jetë i menaxhueshëm
Komuniteti duhet të veprojnë në përputhje me “normalen e re”.