Shteti i Nju-Jorkut është epiqendra e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Andrew Cuomo, Guvernatori i Nju Jorkut, deklaroi se të dhënat aktuale tregojnë se asnjë rajon i këtij shteti nuk është ende i gatshëm të lehtësojë masat kundër koronavirusit.
Të dielën atje janë raportuar 226 vdekje nga koronavirusi, krahasuar me 280 në 24-orëshin paraprak.
Por, Cuomo tha se numri i rasteve të reja dhe i viktimave nuk është duke rënë aq shpejt.
“Kemi shpresuar për një rënie më të shpejtë”, tha Cuomo.
Në Shtetet e Bashkuara mbi 68,000 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa vetëm në Nju-Jork kanë vdekur mbi 19,000, përcjell Albinfo.ch.