Spanja nuk ka raportuar për asnjë viktimë të re nga Covid-19, për herë të parë nga muaji mars i këtij viti.
Fernando Simon, shef i emergjencës shëndetësore të Spanjës, ka thënë se tani rezultatet janë inkurajuese, pasi ka vetëm 71 të infektuar në 24 orët e fundit.
“Jemi në një pozicion shumë të mirë në zhvillimin e pandemisë. Statistikat po ndjekin një trend, po shkojnë në drejtimin e duhur”, ka thënë Simon.
Gjithashtu edhe masat janë duke u lehtësuar dhe Spanja po i kthehet jetës normale, përcjell Albinfo.ch