Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Rusia ka regjistruar edhe 9,263 raste të reja me koronavirus, shifër kjo e cila e rrit në 299,941 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Shifra për 24 orët e fundit është nën 10,000 për të katërtën ditë me radhë.
Për pjesën më të madhe të muajit maj, numri ditor i të infektuarve në Rusi ka qenë mbi 10,000.
Autoritetet njoftuan të martën edhe për 115 viktima, përcjell Albinfo.ch.