Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar edhe 22 raste të reja me koronavirus.
Prej tyre, 13 janë regjistruar në Shkup, 7 në Tetovë dhe 2 në Prilep.
Sipas të dhënave, numri i të infektuarve ka arritur në 1664 dhe prej tyre 1200 janë shëruar, 91 kanë vdekur dhe 373 janë ende pozitivë, përcjell Albinfo.ch.