Mali i Zi për të 26-ën ditë me radhë nuk ka shënuar asnjë rast të ri me koronavirus.
Kjo është bërë e ditur nga autoritetet shëndetësore të Malit të Zi.
Në këtë vend numri i rasteve aktive mbetet zero.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë analizuar 195 mostra.
Në Mal të Zi janë regjistruar gjithsej 324 raste me koronavirus. Prej tyre 315 janë shëruar, ndërsa kanë vdekur nëntë persona, përcjell Albinfo.ch.