Sot në Klinikën Infektive në Prishtinë po trajtohen gjithsej 9 raste me Covid-19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:
5 raste janë në gjendje stabile, dy raste trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste të tjera në gjendje të rëndë.
Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 1.038 raste me koronavirus.
Prej tyre, 791 janë shëruar dhe 30 kanë vdekur, përcjell Albinfo.ch.