Autoritetet italiane kanë njoftuar për 119 vdekje të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Numri total viktimave në Itali arrin në 32,735 – duke shënuar shifrën e tretë më të lartë të viktimave në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Në 24 orët e fundit autoritetet kanë konfirmuar 669 raste të të infektuarve, duke e çuar numrin total në 229,372 – të gjashtin më të lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Spanjës, Britanisë dhe Brazilit, përcjell Albinfo.ch.