Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 179 viktima të reja nga Covid-19.
Numri i përgjithshëm i viktimave arrin në 30,739.
Autoritetet po ashtu njoftuan se numri i pacientëve në kujdes intensiv ka rënë nën 1,000, përkatësisht në 999, për herë të parë në dy muaj.
Në kulmin e krizës atje, mbi 4,000 pacientë kanë qenë në kujdes intensiv.
Zyrtarët shëndetësorë raportuan edhe për 744 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, përcjell Albinfo.ch