Nga Italia nuk vijnë lajme vetëm të këqija, ku po rritet numri i të vdekurve, por edhe të mira.
Një 101-vjeçar italian nga qytetit i Riminit është shëruar nga koronavirusi.
Kjo sëmundje ka infektuar në total në Itali 80,589 njerëz dhe ka marrë 8,215 jetë, përcjell albinfo.ch.
I shëruari raportohet të jetë personi më i vjetër që është përmirësuar nga COVID-19.
Zv.kryebashkiakja e Riminit, Gloria Lisi tha se “të gjithë në spital filluan të flisnin” për rastin e pacientit në fjalë. “Të gjithë kanë shpresë për të ardhmen”.