Ministri në detyrë për Diasporën, Valon Murati, ka shprehur zhgënjimin e tij me pagesën e kartonit të gjelbër të cilin janë të detyruar ta paguajnë bashkatdhetarët tanë kur vijnë në Kosovë. Sipas tij kjo është e padrejtë dhe në të ardhmen institucionet duhet të jenë këmbëngulëse që ky detyrim të hiqet.
“Kjo po i irriton njerëzit dhe po e rëndon situatën”, ka thënë ndër të tjera ministri në detyrë i Diasporës. Sipas tij edhe procedurat e pagesës së kartonit të gjelbër po shkaktojnë radhë dhe pritje të gjata të mërgimtarëve.
Murati po ashtu i ka komentuar edhe kolonat e gjata që po shkaktohen nëpër doganat e Kosovë. Ai ka thënë se hapja e një pike të re doganore do të ketë lehtësi dhe mërgimtarët nuk do të presin më gjatë.
Ministri Murati, megjithatë i ka arsyetuar punimet që në këtë kohë po kryhen në doganë, për shkak se, siç ka thënë ai, kushteve klimatike që gjatë verës janë më të favorshme për kryerjen e punimeve në ndërtimtari dhe konstruksione.