Fëmijët nën dy vjeç mund të rrezikohen nga maskat sipas Shoqatës Pedriatike të Japonisë.
Sipas mjekëve, ato mund t’ua vështirësojnë frymëmarrjen dhe të rrisin rrezikun e mbytjes, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.
“Maska mund ta vështirësojë frymëmarrjen sepse foshnjat kanë pasazhe të ngushta ajri, gjë që rrit sforcimin në zemrat e tyre”, tha shoqata, duke shtuar se maska gjithashtu rrit rrezikun për shkak se krijon shumë nxehtësi.
Ajo shtoi se ka pasur shumë pak raste serioze të koronavirusit midis fëmijëve dhe se shumica e fëmijëve u infektuan nga anëtarët e familjes, pa pothuajse asnjë shpërthim në shkolla ose ambiente të kujdesit ditor.