Përqindja e të infektuarve me koronavirus në Gjermani ka filluar të tregojë rënie, duke theksuar se suksesi i masave të reja në këtë vend kanë dhënë rezultate.
“Kemi vërejtur se kemi rënie të personave të prekur me koronavirus”, u shpreh Lotar Viler, shef i Institutit Robert Koh.
Po rai shtoi se, ky trend mund të konfirmohet zyrtarisht në fund të javës, përcjell albinfo.ch.
Gjermania ka qenë ndër vendet e para evropiane që ka vënë një sërë ndalesash për të reaguar ndaj gjendjes së jashtëzakonshme, duke mbyllur shkollat dhe reduktuar dukshëm numrin e personave të grumbulluar në një vend.
Aktualisht në Gjermani janë infektuar me koronavirus 25.787 person, derisa 106 tjerë kanë humbur jetën.
Ndryshe 266 persona janë shëruar nga COVID-19.