Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe tri vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar në 101 numrin total të viktimave.
Dy viktima janë nga Tetova, të moshës 57 dhe 78 vjeç, ndërsa i treti është nga qyteti i Velesit, i moshës 58 vjeçe, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë gjithashtu ka bërë të ditur për 30 të infektuar, shifër kjo e lartë në krahasim me tre ditët e fundit. Numri më i madh i të infektuar është në Shkup, 11 raste dhe në Tetovë, 6 raste.
Aktualisht nga 1,792 të infektuar, 1293 janë shëruar, ndërsa 398 ende janë aktivë, përcjell Albinfo.ch.