Në Maqedoninë Veriore janë shënuar edhe 4 raste të vdekjes nga koronavirusi, duke arritur kështu numri total i viktimave në 25.
Një viktimë është nga qyteti i Kumanovës, viktima tjetër është nga fshati Labunishtë i Strugës, derisa në Tetovë, respektivisht në fshatin Çellopek dhe në qytetin e Shtipit është shënuar nga një viktimë.
Sipas statistikave të djeshme, në vend gjithsej ka 570 raste të regjistruara me Covid-19, kurse 519 janë raste aktive. Deri më tani janë shëruar 30 persona, përcjell Albinfo.ch.