Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka raportuar edhe për tri vdekje të reja të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Viktimat janë një grua e moshës 62-vjeçare nga Kumanova, një burrë nga Struga i moshës 59-vjeçare dhe të një tjetri të moshës 51-vjeçare nga Shkupi.
Të gjithë ata kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup.
Me këto të dhëna, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut arrin në 104.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 25 raste të reja të të infektuarve, që u identifikuan gjatë 24 orëve të fundit.
Prej tyre, më së shumti u regjistruan në Shkup – gjithsej 16 raste.
Numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit është tetë – shifër kjo më e ulët në krahasim me ditët e kaluara.
Që nga fillimi i pandemisë me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,817 persona të infektuar; prej tyre 1,301 janë shëruar, 104 kanë vdekur, ndërsa 412 raste janë ende aktiv, përcjell Albinfo.ch