Të shtunën në Maqedoninë e Veriut është raportuar për pesë persona të vdekur dhe 35 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Katër të vdekur janë nga Shkupi e një nga Struga. Edhe numri më i madh i të infektuarve është nga kryeqendra.
Numri i të vdekurve aktualisht është 131.
Ndërkaq, në Tetovë u vetizoluan 75 persona si kontakte direkte nga 6 të infektuarit e sotshëm atje.
Që nga paraqitja e virusit në Maqedoni janë infektuar 2,164 persona dhe prej tyre 1,535 janë shëruar, 131 kanë ndërruar jetë, ndërsa 498 ende janë aktivë, përcjell Albinfo.ch.