Në raportin e 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 62 raste të reja me koronavirus si dhe janë shënuar edhe 2 vdekje të reja nga ky virus.
Rastet e reja të infektimit sipas qyteteve, 24 raste të reja janë regjistruar vetëm në Shkup, Kumanovë 2, Shtip 14, Tetovë 12, Strugë 4 ,Veles 1, Gostivar 3, Koçani 1, Vallandov 1.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 5 pacientë të shëruar, një pacient është regjistruar në Kumanovë, 9 në Tetovë, 1 në Manastir, 1 në Gostivar.
Sipas statistikave të fundit në Maqedoni nga fillimi i pandemisë janë diagnostikuar 2.226 persona me koronavirus, prej të cilëve 1.552 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 133 pacientë. Për momentin në vendin tonë janë 541 raste aktive me koronavirusin e ri, përcjell Albinfo.ch.