Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të diskutojë shpërthimin e këtij virusi me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, bashkë me Presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar Elysee Palace.
Franca dhe Gjermania janë përballur me numër të madh të rasteve me COVID-19 – me më shumë se pesë mijë persona të prekur në secilin vend.
Në total gjashtë nga dhjetë vendet më të prekura nga kjo pandemi janë nga Evropa.