Për këtë temë diskutuan ministri slloven i Ekonomisë, Zdravko Poçivallshek dhe ministri kroat i Turizmit, Gari Capelli në Zagreb, pas çka të dy ranë dakord se duhet të gjendet mënyrë për të hapur kufirin përpara fillimit të sezonit veror turistik.
Poçivallshek i kërkoi Qeverisë kroate të lejojë të kalojnë kufirin qytetarët sllovenë që kanë shtëpi dhe vilë në Kroaci.
Rreth 110.000 pasuri të patundshme në Kroaci, janë në pronësi të sllovenëve, dhe për shkak të pandemisë dhe kufijve të mbyllur, ata për gati dy muaj nuk kanë mundur të shohin gjendjen e pronës së tyre.
PROMOTED CONTENTMgid