Qeveria e Kroacisë ka marrë vendim mbrëmë që të vendosë masën 14-ditëshe në karantinë për të gjithë qytetarët e Bosnjës.
Këtë lajm nuk e kanë mirëpritur aspak autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës, të cilat kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme mund të marrin masa ndëshkuese ndaj Kroacisë.
Kroacia ka bërë të ditur se masën e karantinës 14-ditore do ta vërë për të gjitha shtetet ku situata epidemiologjike është në rritje.