Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 71 vdekje të reja nga pandemia e koronavirusit, dërsa janë regjistruar edhe 202 raste të reja, bën të ditur Agjencia Italiane për Mbrojtje Civile, raporton agjencia Reuters.
Numri total i të vdekurve në Itali nga COVID-19 që nga 21 shkurti është 34.114. Është vendi i katërt në botë me më së shumti të vdekur nga koronavirusi i ri pas SHBA-së, Britanisë dhe Brazilit.
Në total në Itali janë regjistruar 235.763 raste me COVID-19, përcjell Albinfo.ch.