Italia ka raportuar për 78 vdekje të reja nga koronavirusi, derisa janë regjistruar edhe 346 raste të reja infektimi.
Italia është vendi i katërt me më së shumti vdekje deri tash nga koronavirusi. 34301 persona kanë vdekur në Itali, ndërsa vetëm SHBA-ja, Britania e Brazili kanë më shumë viktima.
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Itali është 236,651.
27485 janë raste aktive në Itali, përcjell Albinfo.ch.