Infektologu kosovar Valbon Krasniqi, përmes një statusi në Facebook, ka treguar që pandemia e koronavirusit tashmë ka filluar ti ketë ditët e numëruara.
Ai ka theksuar se vetëm nëntë pacient me koronavirus ndodhen në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Njoftimi i tij i plotë:
Fillon numërimi drejt ZERO-s
Sonte në klinikë me 12 pacientë. Shërohen 3 prej tyre,
Nga nesër me numër njëshifror të pacientëve në klinikë (vetëm 9 )
Saktēsisht, sot pas 8 javësh betejë me koronavirusin, fillon numërimi drejt ZERO-S.
Po përjetojmë me gëzim rezultatet e durimit të qytetarëve dhe punës profesionale të gjithë personelit shëndetësorë
Falemnderit qytetarë për durimin.