Skip to content

Infektohen me koronavirus prindërit e Bebe Rexhës

Bebe Rexha javë më parë kishte njoftuar se një mik i një miku të saj kishte ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19, dhe kishte kërkuar nga fansat të respektojnë distancën sociale, shkruan DailyMail. Gjatë ditës së enjte këngëtarja nga Dibra ka zbuluar gjatë një interviste se prindërit e saj janë prekur nga koronavirusi dhe tani […]

Bebe Rexha javë më parë kishte njoftuar se një mik i një miku të saj kishte ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19, dhe kishte kërkuar nga fansat të respektojnë distancën sociale, shkruan DailyMail.

Gjatë ditës së enjte këngëtarja nga Dibra ka zbuluar gjatë një interviste se prindërit e saj janë prekur nga koronavirusi dhe tani janë duke u rikuperuar nga kjo sëmundje.

“Ata morën virusin, për disa javë ishin shumë të sëmurë dhe unë isha tejet e nervozuar”.

Bebe jeton në Los Angeles, ndërsa prindërit i ka në New York dhe ajo tha se kishte menduar udhëtimin në New York për të qëndruar me ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *