Drejori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka njoftuar se personi i infektuar me koronavirus nga komuna e Prizrenit ka ardhur në Kosovë para 14 ditësh.
“Personi në fjalë ka qenë i vetizoluar që nga dita e parë e ardhjes. Nuk ka pasur simptoma deri në ditën e 12 të vetizolimit, por fatkeqësisht simptomat iu janë shfaqur në ditën e 12 dhe tanimë pas testimit ka rezultuar pozitiv”, ka shkruar Shehu në llogarinë e tij të Facebook-ut, duke i uruar shërim të shpejtë pacientit në fjalë, përcjell Albinfo.ch.