Autoritetet gjermane njoftuan se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 513 raste të reja me koronavirus.
Kështu numri total i të infektuarve në Gjermani arrin në 175,210.
Instituti Robert Koch për Sëmundje Infektive njoftoi edhe për 72 viktima, të cilat e rrisin në 8,007 numrin e përgjithshëm të tyre.
Gjermania, edhe pse ka numër të madh të të infektuarve, ka numër më të vogël të viktimave krahasuar me vendet e tjera evropiane: Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Francën dhe Spanjën.
Suksesi relativ i Gjermanisë në trajtimin e koronavirusit u është atribuar kryesisht testimeve masive, përcjell Albinfo.ch.