Disa shtete evropiane kanë filluar me masa lehtësuese, pas bllokimit total, për shkak të pandemisë Covid-19, shkruan albinfo.ch.
Njëra nga shtetet e para, që ka filluar me masa lehtësuese është Gjermania. Pikërisht shteti gjerman është lavdëruar për shkak të menaxhimit të mirë të koronavirusit.
Dyqaneve të vogla, librarit, garazhet dhe dyqanet e biçikletave u lejohet të hapin dyert e tyre, për sa kohë që ato zbatojnë masa distancimi sociale.
Shkollat mbesin kryesisht të mbyllura, por orët e shkollës për t’u diplomuar këtë verë gradualisht do të rifillojnë dhe universitetet do të lejohen të mbajnë provime. Të gjitha masat e tjera të bllokimit do të mbeten në vend.