Ministri gjerman i Financave në Gjermani, Olaf Scholz, si pasojë e rënies së të hyrave nga taksat i ka ndarë 57 miliardë euro për t`i ndihmuar komunat që kanë pasur humbje.
Ndonëse lehtësimi i masave kufizuese ka filluar para disa javëve, ekonomia më e madhe e Evropës po përballet me recesionin më të madh.
Kjo pako ndimëse ka për qëllim t’u ofrojë ndihmë qyteteve për t`i stabilizuar financat, thuhet në një dokument të Ministrisë së Financave, përcjell albinfo.ch.
“Kjo mburojë jo vetëm që duhet t’i nxjerrë qytetet dhe komunat nga situata e vështirë, por edhe t’ua bëjë të mundur që punën e tyre ta kryejnë edhe më mirë”, citohet të ketë thënë ministri gjerman.
Qeveria federale po kërkon që 16 qeveritë rajonale ta mbulojnë gjysmën e kostos së kësaj pakoje, ndërsa kuvendi duhet ta miratojë atë para fundit të këtij viti, thuhet në këtë dokument.