Gjermania ka regjistruar edhe 933 raste të reja të infektimit me pandeminë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë shtet arrin në 172,239.
Ndërsa numri i viktimave është rritur për 89, apo 7,723 në total.
Lakorja e infektimit në këtë shtet është në rënie, edhe pas lehtësimit të masave të izolimit më 20 prill.
Nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus, Gjermania ka qenë më pak e prekur, në krahasim me fqinjtë e saj perëndimorë.
Mirëpo teksa kufizimet lehtësohen, ekzistojnë shqetësime se numri i të infektuarve mund të rritet sërish, përcjell Albinfo.ch.