Franca po kërkon që njerëzit të tregojnë se janë plotësisht të vaksinuar para se të lejohen në bare, restorante, në shërbimet e udhëtimit ndërqytetas dhe shumë ngjarje kulturore.
Kalimi do të jetë i nevojshëm edhe për të pirë një pije në një tarracë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ligji hyn në fuqi pavarësisht mijëra protestuesve në qytete kundër masës, duke e quajtur atë një shkelje të lirive civile. Por, sondazhet tregojnë se ligji i ri në fakt gëzon mbështetje të gjerë – me deri në 70% që thonë se e mbështesin këtë veprim.
Nëse ligji është krijuar për të bindur dembelët dhe ngurruesit për të marrë një vaksinë, atëherë ai po funksionon.
Që nga shpallja, miliona janë vaksinuar. Aktualisht 64% e personave mbi 12 vjeç janë plotësisht të vaksinuar dhe sistemi i rezervimit është i zënë.
Kodi i vaksinimit QR i lëshuar nga Zvicra është i vlefshëm në Francë dhe do të njihet nga skanerët.