Franca ka planifikuar të zgjasë masat e izolimit edhe për një kohë, në mënyrë për ta ngdalësuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Izolimi “do të zgjatet” përtej 15 prillit, tha një zyrtar i presidencës, për agjencinë AFP.
Presidentin francez, Emmanuel Macron, pritet t’i drejtohet përsëri kombit javën tjetër, njoftoi Presidenca Franceze.
Ky pritet të jetë adresimi i tretë i Macronit dhe i pari nga Pallati Elysee, që prej fillimit të krizës.
Franca është në izolim që nga 17 marsi për të ngadalësuar përhapjen e epidemisë.
Gjatë ditës së sotme, në Francë u raportuan 541 vdekje të tjera nga COVID-19 , duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10,869.
Duhet kujtuar se Franca është njëra nga vendet me më së shumti të infektuar me koronavirus në Evropë, 112,950 raste në total duke u rënditur e treta, pas Spanjës dhe Italisë, përcjell Albinfo.ch